Audi Cup/ Bajerni shkon në finale. Shkatërron Milanin 3-0 (VIDEO)

Aug 4, 2015 | 22:44
SHPËRNDAJE

Skuadra gjermane e Bajernit do të jetë finalistja tjetër e trofeut Audi Cup, pasi ka mposhtur 3-0 sot në mbrëmje skuadrën italiane të Milanit.

Ishe një ndeshje që foli më shumë për gjermanët. Ata shënuan që në pjesën e parë me anë të Bernat. Një goditje e këtij të fundit u devijua dhe përfundoi në rrjetë.

Milani nuk kishte siguri, po aq sa edhe qartësi. Në pjesën e dytë, Bajerni shënoi edhe dy gola. Fillimisht ishte Gëce ai që dyfishoi shifrat dhe në pesëminutëshin e fundit, Levandovski u bë protagonist duke shënuar golin e tretë.

Kështu, Bajerni do të ndeshet në finale me Realin e Madridit, i cili mposhti më herët Totenhamin me rezultatin 2-0. Rodriguez dhe Bejl ishin dy autorët e golave për madrilenët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura