Atentati ndaj të riut me të kaluar kriminale, dalin emrat e të arrestuarve. Ja lidhja me dy viktimat e vrasjeve të bujshme

Nov 15, 2019 | 13:27
SHPËRNDAJE

inez-hajrulla

Katër janë personat e arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme të dyshuar si bashkëpunëtorë në atentatin që tronditi qytetin e Vlorës më 10 maj 2019, ku mbeti i plagosur i riu Inez Hajrulla, person me precedentë penalë, i cilësuar nga blutë si person me të kaluar kriminale. Ky i fundit humbi të dyja këmbët në atentat.

Panorama zbardh emrat e të arrestuarve, që janë: Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti.

atentati

I riu i shpëtoi breshërisë së plumbave të atentatorëve, të cilët qëlluan në distancë nga një automjet, ndërsa Hajrulla ndodhej i ulur në lokal bashkë me disa miq të tij.

Nga kamerat e sigurisë, por dhe nga gëzhojat, Policia arriti në përfundimin se 26-vjeçari u ishte përgjigjur me zjarr autorëve.

Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

shperthimi

25 vjeçari Hajrulla, është i afërm me Renato Imerin i vrarë në datë 31 korrik pranë një lokali në Lungomare. Gjithashtu ai është kushëri edhe Endri Çaushit i vrarë në Durrës para disa vitesh.

LEXONI EDHE:

http://www.panorama.com.al/djali-i-biznesmenit-humb-te-dyja-kembet-pas-atentatit-lidhja-me-dy-viktimat-e-vrasjeve-te-bujshme/

http://www.panorama.com.al/pamje-te-rendaatentati-me-tritol-fjalet-prekese-dhe-lutjet-e-te-riut-ore-vella-hajde-ndonjeri/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura