“Ata ambasadorë që mbrojnë Dvoranin janë të korruptuar”- Meta paralajmëron “masa” të tjera: Do të kërkoj….

Nov 18, 2019 | 21:46
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta i konsideron të korruptuar ata diplomatë që mbështesin kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

WhatsApp-Image-2019-11-18-at-9.29.15-PM

Nga “Open” në Top Channel, Meta paralajmëroi se do të kërkonte hetim ndërkombëtar ndaj tyre.

“Ata ambasadorë që dolën në mbrojtje të Dvoranit janë të korruptuar dhe do të kërkoj hetim ndërkombëtar për ta. Ata janë totalisht të korruptuar. Të paktën ata që e kanë dëgjuar këtë gjë. Pastaj do t’i mbledh të gjithë ambasadorët dhe t’ua bëjmë siç bëjmë fëmijëve në klasë të parë. Vjedhja është kaq e madhe. duan të mbulojnë fytyrat e tyre për këtë dështim dhe të nëpërkëmbim institucionin që është shpresë për shqiptarët, Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka ndërkombëtar që të mbështesë një pakicë që të shtypë shqiptarët”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura