“Asnjë faktor malinj nuk do të cenojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare me SHBA”- Monika Kryemadhi: Rama ka treguar se…

Oct 21, 2019 | 20:00
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thekson se asnjë faktor malinja nuk cenon dot aleancën mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA.

Monika Kryemadhi

“Asnjë faktor malinj nuk do të cenojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të na largoje nga aspirata e shqiptarëve drejt integrimit në BE”, theksoi ajo.

E pyetur se nëse nuk largohet Rama si do të reagojë opozita, Kryemadhi tha këtë përgjigje: “Z.Rama ka treguar që ka ndjenjat e skizofrenisë, i cili ka frikë. Është si puna e një skizofreni që ka frikë vetëm nga bluza e bardhë. Nuk ka as ndjenjë as dashuri, as urrejtje, as dhimbje asgjë. Ka vetëm pas shpine, kështu që me një skizofrenë doktorët do dinë të sillen”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura