Arsimi dhe formimi profesional/ Ministri Blendi Gonxhja publikon shifrat: Janë mbi 14 mijë nxënës, ja programet më të frekuentuara

Mar 26, 2024 | 14:08
SHPËRNDAJE

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Në fjalën e tij ai publikoi disa të dhëna që lidhet me numrin e nxënësve që ndjekin këtë lloj arsimi.

Sipas tij në të gjithë vendin arsimi dhe formimi profesional ofrohet në 29 shkolla dhe 10 qendra. Ai bëri të ditur se të dhënat zyrtare nga Instat do publikohen në fund të prillit.

Programet më të frekuentuara – tha Gonxhja- janë hoteleri-turizëm shërbime mjete transporti dhe TIK

Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga  29 shkolla  profesionale dhe 10 qendra në gjithë vendin.  14700 nxënës ndjekin arsimin e mesme profesional publik për vitin 2023-2024, ndërkohë të dhënat e INSTAT do publikohen në fund të prillit 2024. Janë regjistruar për herë të parë në arsimin profesional 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë. Programet më të frekuentuara janë hoteleri-turizëm shërbime mjete transporti dhe TIK. 8 ofrues të arsimit profesional ofrojnë edhe kualifikime pas të mesmes. 60 % e nxënësve që kanë përfunduar në vitin 2022 janë punësuar”, tha ndër të tjera ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura