Arrijnë në Kosovë biletat e Evropianit (FOTO)

Apr 14, 2016 | 15:25
SHPËRNDAJE

Kanë arritur në Kosovë biletat e Evropianit të Francës. Në fakt, “Zëri” e ka siguruar fotografinë ku shihen disa bileta të “Euro 2016”, të cilat i kanë marrë tifozët nga Kosova, që i kishin rezervuar ato në uebfaqen zyrtare të UEFA-s.

auto_Biii1460638944

“Zëri” mëson se arritja e biletave është vonuar disa ditë, pasi Kompania që është marrë me bartjen e tyre, i ka dërguar ato gabimisht në Beograd, pasi shkruante Kosovo-Serbia.

Sidoqoftë, tifozët kosovarë janë gëzuar tej mase që janë pajisur me këto bileta, ndërsa tash ju mbetet të pajisen me viza, për të shkuar në Evropian, raporton Zëri.

Biletat janë të ndryshme, përfshirë këtu kryesisht ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë. /Zëri/

auto_Bile1460638633

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura