Arrihet numri i votave në Parlament për miratimin e reformën zgjedhore, 6 deputetë të opozitës parlamentare deklarohen hapur pro

Jul 9, 2020 | 18:38
SHPËRNDAJE

Numri i deputetëve që deklarojnë votën pro marrëveshjes së 5 qershorit midis PS-së, PD-së dhe LSI-së ka arritur në 84.

Parlamenti-kovid-Kuvendi

Krahas 78 votave në Parlament të Partisë Socialiste, janë disa deputetë të opozitës parlamentare që deklarojnë votën pro marrëveshjes.

Krahas Artur Roshit, Fatjona Dhimitrit, Besnik Troplinit dhe Suzanat Topit, votën pro e deklarojnë edhe deputetët Lefter Maliqi apo Gjetan Gjetani.

Maliqi tha pak më parë se janë 11 deputetë të opozitës që japin votën pro, duke kërkuar nga kryeministri Rama që ta votojë marrëveshjen pa ndryshime duke kryer një votim të hapur në Parlament.

Votën pro e kanë dhënë edhe deputetët e larguar nga PDIU, Reme Lala, Elena Xhina dhe Dritan Bici, megjithëse ata kanë firmosur edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura