Arrihet dakortësia për gjashtë korridore humanitare, Ukraina provon sot të evakuojë mijëra civilë të tjerë

Mar 9, 2022 | 10:39
SHPËRNDAJE

Ukraina do të përpiqet të evakuojë civilët përmes gjashtë “korridoreve humanitare” të mërkurën, duke përfshirë edhe evakuimet nga qyteti port i Mariupolit në jug te vendit, qe eshte i rrethuar nga ruset.

b8a7b9d4-5ce0-4fa8-8f86-71eb288868ed

Lajmin e dha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk. Në një video mesazh ajo tha se forcat e armatosura ukrainase kishin rënë dakord për armepushim në keto zona për 12 orë nga ora 09:00 deri në 21:00 me kohën lokale.

Ajo u kërkoi forcave ruse të përmbushin angazhimin e tyre për armëpushimet lokale.

Lajmi vjen pasi Ukraina arriti të kryejë evakuimin e parë masiv të martën, duke transportuar me autobus rreth 5,000 civilë nga qyteti i Sumy në veri-lindje të Ukrainës për në Poltava, në qendër te vendit.

Autoritetet në Kiev kanë akuzuar më parë Moskën për bombardimet pa ndalur edhe në korridorin humanitar, teksa civilët përpiqeshin të largoheshin nga qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura