Arrestoi djalin e El Çapos, ekzekutohet me 150 plumba polici

Nov 8, 2019 | 16:27
SHPËRNDAJE

Një oficer i policisë meksikane, i cili arrestoi djalin e El Çapos, është qëlluar 150 herë në parkingun e një qendre tregtare.

Sulmi brutal ndodhi në lagjen Las Moras në Culiacan, Sinaloa, një qytet famëkeq për bandat dhe dhunën.

skynews-el-chapo-mexico-gun-fight_4808169

Nuk është e qartë nëse oficeri ishte në detyrë, ndërsa i gjithë sulmi zgjati rreth 30 sekonda.

Policia identifikoi oficerin e përfshirë si Eduardo dhe tha që ai iu bashkua forcave të policisë gjashtë vjet më parë.

skynews-mexico-el-guzman-sinaloa_4829947

Ovidio Guzman, djali i El Çapos, u arrestua muajin e shkuar, por policia e liroi shpejt, pasi anëtarët e kartelit, të urdhëruar nga vëllai i të arrestuarit, djali tjetër i El Çapos, u vërsulën menjëherë, me dhjetëra njerëz të armatosur, duke sulmuar policinë e duke shkaktuar kaos nëpër rrugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura