Arrestohet 35-vjeçari, kanosi se do vriste me thikë gruan e do therte fëmijët

May 29, 2015 | 9:23
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi ka kanosur me thike se do të vriste gruan dhe fëmijët. Lajmin e bën me dije policia e Tiranës, e cila ka bërë edhe arrestimin, vetëm një ditë më parë.


“Shtetasi Arjet Ahmetcenaj, 35 vjeç, banues në Tiranë u arrestua ne flagrance, sepse më datë 27 maj, në rrugën “Xhavit Gjata”, brenda ambjenteve të banesës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka fyer e kanosur se do vriste me thikë bashkëshorten e tij M.A, 34 vjeç, dhe se do therte fëmijët e tij”- njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura