‘Arrestimi’ i Sarkozi, dyshimet për financimin 50 milionë euro nga Gadafi. Kush është personi kyç në hetime

Mar 20, 2018 | 16:19
SHPËRNDAJE

Hetimi i ish presidentit francez Nikola Sarkozi, është për dyshimet tangente për 5 milionë euro të financuar nga Gadafi, shkruan Panorama.

Sipas mediave italiane, në vitin 2012, në media ishin publikuar dokumentet që flisnin për financimet e liderit të Libisë Muhamar Gadaf drejt rrugës së Sarkozisë në Elize.

29425268_10156115096472159_784835106463285248_o

Bëhet fjalë për 50 milionë euro para kesh, një akuzë që ai e ka mohuar gjithmonë.

Ish kreu i shtetit francez që është tërhequr nga jeta politke pas dështimit në nëntor të 2016 të Qendrës së Djathtë, u përfshi përsëri në hetime sepse nuk kishte respektuar rregullat e financimit në fushatën elektorale të vitit 2012.

Dyshimet janë se ka shpenzuar rreth 20 milionë më shumë, krahasuar me kufirin prej 22.5 milion që e lejon ligji, shkruan Panorama.

Personi kyc për hetimet është arrestuar në Janar, u vu në pranga në aeroportin e Londrës, Heathrow. Ai është një 58 vjecar, biznesmen i njohur francez, në zbatim të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Franca.

Ishte ky person që bëntë ndërmjetësin për para të cilat ish udhheqësi i Libisë i përdori si financim për fushatën e Sarkozy në 2007 kur ai u zgjodh president.

Seanca për ekstradimin e këtij personi nis në prill të këtij viti.

Në vitin 2011 ishte pikërisht franca e Sarkozy që shtyu sulmin ndaj Libisë që solli më pas rrëzimin e regjimit të Gadafit

Kryeministri francez, Edouard Philippe, i intervistuar këtë mëngjes në mediat franceze pas ndalimit të Sarkozi, tha se “nuk dua të bëj asnjë lloj komenti”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura