Arrestimi i maturantit/ Pse i riu e rrahu administratorin e provimit

Jun 25, 2016 | 9:28
SHPËRNDAJE

Provimi i fundit i maturës ka çuar në pranga një maturant të Laçit, pasi nuk pranoi të kontrollohej nga administratorët e provimeve.

Ilustruese
Ilustruese

Sipas njoftimit të Policisë, 18- vjeçari Floriol Myrta mësohet të ketë dhunuar administratorin që ishte caktuar për të ndjekur ecurinë e provimeve me zgjedhje. Kjo pasoi arrestimin e menjëhershëm të tij.

Sipas burimeve të Policisë së Laçit, bëhet e ditur se Floriol Myrta, 18 vjeç, maturant në gjimnazin e Mamurrasit, rreth orës 10:00, kur sa do të niste provimin, u konfliktua me administratorin e provimit.

Janë ende të paqarta shkaqet që çuan në konflikt, por sipas burimeve, procedurat për hyrjen e nxënësve në klasë, sipas lëndëve që kishin zgjedhur, dyshohet se shkaktuan debatin.

Më tej, maturanti ka qëlluar drejt administratorit, duke i shkaktuar lëndime. Gjithashtu në momentin që kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, që kanë qenë prezentë në këtë shkollë, për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së provimit, Floriol Myrta ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e Policisë.

“U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Floriol Myrta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’”. Materialet e mëtejshme, sipas Policisë, do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura