Arrestimi i kryebashkiakut/ Bashkia e indinjuar: Akuzat dhe hetimi politik, Frrokaj…

Mar 17, 2018 | 10:49
SHPËRNDAJE

Nje dite pas arrestimit te kreut te bashkise se Lezhes, 7 zyrtareve dhe urdher arresteve per 23 te tjere vjen reagimi zyrtar nga ana e Bashksie.

“As bashkia Lezhe dhe as drejtuesit e saj – nuk i kane tagret ligjore dhe as te drejtat per te konsumuar vepren penale per te cilen kryetari dhe nenkryetari i saj jane akuzuar, ndaluar dhe kaluar ne process gjykimi”- thuhet ne reagimin e bashksie.

Deklarata e Bashkise Lezhe 

Ngjarja e dites se djeshme eshte percjelle me shqetesim te thelle dhe me indinjate nga ana e krejt stafit dhe e drejtuesve te bashkise Lezhe.
Ne mbesim te shqetesuar per menyren sesi nje hetim administrativ, i drejte ne thelbin e tij, u ndertua dhe po perdoret per konsum publik dhe politik. z.Fran Frrokaj eshte dhe mbetet kryetari legjitim, I zgjedhur, i kesaj bashkie – deri ne proven e kundert.
Ne te njejten kohe, une dua te bej me dije se as bashkia Lezhe dhe as drejtuesit e saj – nuk i kane tagret ligjore dhe as te drejtat per te konsumuar vepren penale per te cilen kryetari dhe nenkryetari i saj jane akuzuar, ndaluar dhe kaluar ne process gjykimi.
Bashkia vetem orienton qytetaret mbi pretendimet e tyre ne lidhje me pronesine dhe ndervepron per llogari te tyre me entet pergjegjese rajonale apo kombetare. Çdo pretendim tjeter – eshte jashte tagrit te veprimit institucional te kesaj bashkie.
Ne emer te bashkise Lezhe dhe te te gjithe qytetareve une dua te besoj se integriteti I gjykates do te triumfoje mbi interesa te ngushta palesh dhe mbi arrivizma politike te gjithkujt. Une jam e bindur se kjo ceshtje do te sqarohet shume shpejt – dhe ne menyre definitive.
Ne emer te bashkise Lezhe, dua te garantoj te gjithe qytetaret se kjo qender administrative vazhdon dhe do te vazhdoje te realizoje te plote dhe pa nderprerje cdo sherbim ndaj qytetareve te saj – ne perputhje me detyrimet ligjore dhe ne mbeshtetje te plote te mbarevajtjes se administrimit te territorit.

 

Skandali i pronave në Lezhë/ Reagon nënkryetarja e bashkisë: Kryeministri kriminel dhe njerëzit e tij do të…

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Fran Frrokaj dhe 22 zyrtarëve të tjerë me detyrë në hipotekë, kadastër si dhe topografë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, ka ardhur reagimi i nënkryetares së bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.

Bashkia_lezhe

Ajo tha nëpërmjet një deklarate për mediat se sa herë që Rama dhe kriminelët që e duan Lezhën pa kundërshtar do të marrin përgjigjen sa herë që të përballen me të.

“Politikisht, kryeministri kriminel, kriminelët e tij në Lezhë dhe kriminelët që e duan Lezhën pa kundërshtar, do ta marrin përgjigjen sa herë të përballen në Lezhë dhe me qytetarët e saj të ndershëm.

Ndryshe nga mandati i parë ku Rama i bënte presion prokurorisë dhe gjykatave duke i marrë dhe personalisht në telefon për të mos hetuar zyrtarët e partisë së tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke qenë kështu imunë për paprekshmërinë e tyre, tani me futjen në dorë të organit të akuzës kryeministri i kokainës, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e të tijëve në pushtet vendor dhe qëndror, por ka nisur gjuetinë e shtrigave, presionin, dhunën e hakmarrjen politike ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Dhunimi i lirisë së Kryetarit dhe zëvendës kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhe ndaj institucionit, si hakmarrje e presion politik dhe duke instrumentalizuar e dhunuar autoritetin e organeve të drejtësisë është skandaloze dhe e pajustifikueshme. Dëshmon se Shqipëria është në ekstremin e paligjshmërisë, dhunës për arsye politike dhe kriminalitetit të strukturuar, ideuar dhe mbrojtur nga Rama dhe të tijtë.  Asnjë presion qeveritar, asnjë luftë politike nuk zbeh apo deformon autoritetin e asnjërit” thuhet në reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura