Ligjshmëria e ndalimit dhe masa e sigurisë, 5 gjyqtarët që kanë ‘në dorë’ Doshin dhe Frrokun

Mar 28, 2015 | 9:52
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rrezohet kerkesa per doreheqjen e Majlinda Andreas nga trupi gjykues qe do te vleresoje ligjshmerine e ndalimit te deputeteve Doshi e Frroku dhe caktimit te mases se sigurise.

Gjyqtarja Majlinda Andrea me heret beri kerkese drejtuar kolegjit, duke e argumentuar me faktin se ka konflikt interesi, por nuk behet e qarte se cfare konflikti interesi ishte saktesisht. 

Pas kesaj, Kolegji Penal e mori ne shqyrtim dhe e rrezoi kerkesen, duke lene ne fuqi te njejten peseshe gjykuese. 

Shorti me golga, ja 5 gjyqtaret per Frrokun e Doshin  

Shorti me golga ka percaktuar sot gjyqtaret qe do te jene pjese e trupit gjykues qe do te beje vleresimin e mases se sigurise, per deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku ne akuze per “Kallzimi te rremë”, “Kanosje për deklarime a deshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe  “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”.

Paraditen e sotme, pas shortit te hedhur doli se ata qe do te kene ne dore fatin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut jane gjyqtaret: Guxim Zenelaj, Aleksander Muskaj, Artan Zeneli, Admir Thanza dhe Majlinda Andrea.

Kjo trupe do te beje vleresimin e ligjshmerise se ndalimit te tyre nga policia, dy dite me pare dhe se me cfare mase sigurie (burg, arrest shtepie apo gjendje te lire) do te caktohet per deputetet nderkohe qe ndaj tyre do te vijoje procesi hetimor me akuzuat e ngritura nga Prokuroria. 

“Ne shortin e dyte te hedhur me gogla, per te dy deputetet, relator do te jete Guxim Zenelaj”- bejne me dije burime nga Gjykata.  Nderkohe qe Aleksander Muskaj do te jete relator ne ceshtjen per Durim Bamin.  

Deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku, foto ilustruese

Nje dite me pare mberriti në Gjykatën e Lartë kërkesa për vleftësim ndalimi dhe caktimin e masës së sigurisë për dy deputetet Mark Frroku dhe Tom Doshi. Prokuroria e Përgjithshme mësohet se e ka dorëzuar kërkesën për te shpallur te vlefshem ndalimin e tyre dhe me tej caktimin e mases se sigurise “arrest me burg”.

Të dy deputetët akuzohen për tre vepra penale nga Prokuroria e Përgjithshme.

Më herët avokatët e Doshit dorëzuan në Gjykatën e Lartë kërkesën për lirimin e tij.

Dy deputetët e kaluan natën në dy qeli normale paraburgimi, veç njëri-tjetrit, në katin e parë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, qeli që mësohet se janë larg njëra-tjetrës, duke mos krijuar asnjë mundësi komunikimi, as në distancë.

Burimet e “Panoramës” thanë se Doshi dhe Frroku kanë refuzuar të konsumojnë vaktin e darkës, nga ushqimi që shërben mensa e Policisë së Tiranës.

Ndërsa më vonë, familjarët janë lejuar që t’u fusin brenda veshje dhe ushqime të ndryshme. Mësohet se deputeti Tom Doshi ka pasur probleme të lehta shëndetësore, si pasojë e tensionit të lartë dhe ka konsumuar ilaçet e zakonshme. Por, sipas burimeve, nuk ka pasur asnjë pretendim, duke thënë se një shqetësim i tillë është i zakonshëm për të.

Në analizën që i është bërë materialit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është konkluduar se dy deputetët dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a deshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe  “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura