Arrestimi dhe shpallja ‘nongrata’ e spiunes së Moskës/ Bugajski: Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus

Aug 7, 2022 | 15:52
SHPËRNDAJE

Analisti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski teksa ka komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të spiunes ruse Daria Aslamova ka theksuar se vendi ndodhet në vijën e parë kundër imperializmit rus.

janusz-bugajski-66963690-780x439-1-780x439

Përmes një komenti në Tëitter, Bugajski është shprehur se ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.

“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.


Rusja Aslamova u shpall person i padëshirueshëm, pasi u verifikua që ishte spiune e Moskës. Asmalova nuk ka të drejtë hyrjeje në Republikën e Kosovës deri në vitin 2027.

“Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.

52-vjeçarja nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda. Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit. Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad. Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura