Arrestimet e “VOL-VO 4”, PD i drejtohet Prokurorisë: Tregohu shqiptarëve kush është “xhuxhi” i dosjes 339

Oct 24, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Falmur Noka, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me arrestime e dosjes “VOL-VO 4”.

Noka në deklaratën e tij u shpreh se “Prokuroria duhet t’u thotë shqiptarëve pse dhe kush po ndalon arrestimin e “xhuxhit” në bazë të përgjimeve të dosjes 339. Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339 dhe këtë të vërtetë askush nuk mund ta zhbëjë”.

Noka

DEKLARATA E PLOTË

Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.

Kyetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë – trafikantë droge apo si dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon.

Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar.

Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta:

• Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë?

• Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?

krimet
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa!

Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë.

Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh.

Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.

Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura