Arratisje në grup, alarm në burgun grek. Dy shqiptarë…

Aug 28, 2019 | 14:31
SHPËRNDAJE

Alarm në burgun grek në zonën e Tiryns (Tyrinth) këtë të mërkurë, ku janë arratisur katër persona të dënuar, mes tyre dy shqiptarë.

gre1940222_32405956-thumb-large

Sic raporton “Kathimerini“, katër të burgosur janë arratisur, e sipas burimeve nga policia, ata janë dy shqiptarë, një maroken dhe një egjiptian.

Policia ka nisur një operacion kerkimi. Ka qene numerimi ne orarin e drekes qe ka pikasur mungesen e te burgosurve, raporton Panorama.

Ky është incidenti i dytë në këtë burg brenda disa javësh. Në fillim të korrikut, nje tjeter i burgosur u arratis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura