Armina si të fortët, lëviz me makinë pa targa

Jul 3, 2015 | 14:16
SHPËRNDAJE


Makina që shihni në foto, të cilën po përdor momentalisht Armina Mevlani, ne e kemi pasur objekt të një lajmi pak kohë më parë. Në lajm thuhej se Armina tashmë ka lënë makinat e vogla siç ishte Fiati që ajo përdorte dhe momentalisht po lëviz me një makinë më të madhe, që në fakt ishte kjo që shihni në foto. Asokohe nuk e dimë pse u mërzit Armina, por reagoi në një status të saj në Facebook, ku e kishte parë të arsyeshme që të sqaronte se ajo makinë nuk ishte e saja, por po e përdorte momentalisht derisa të blinte një makinë tjetër, një detaj ky fare i panevojshëm. Por ndërsa kanë kaluar disa muaj, Armina vijon të lëvizë me të njëjtën makinë, por ajo që të bie në sy, është se makina nuk ka targa. Interesante, sa mirë e lejojnë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura