Arian Çani: Erjoni i hodhi tuç të gjithë, nga Robert mavrija. ‘Mbylli’ dhe ata pak aktorë që të kanë mbetur…

Jun 29, 2018 | 20:01
SHPËRNDAJE

“Erjoni më surprizoi kësaj here edhe mua që mendoja se e njihja aq mirë. Një ‘mjeshtër’ i niveleve të larta ky Erjoni. Bingo e paparë. I hodhi tuç të gjithë. I palosi”.

Keshtu e nis shkrimin e tij Arjan Çani, teksa analizon zhvillimet me te fundit lidhur me Teatrin Kombetar dhe paktin qe Veliaj njoftoi se arriti me artistet, vula e te ciles iu vu me miratimin e projketligjit.

Arian Çani

arjan cani

Po po. E pranoj. Erjoni më surprizoi kësaj here edhe mua që mendoja se e njihja aq mirë. Një ‘mjeshtër’ i niveleve të larta ky Erjoni. Bingo e paparë. I hodhi tuç të gjithë. I palosi.

Duke filluar nga Robert mavria e shumë të tjerë që s’kam ndërmend t’i përmend se kush rri i sqaron me rradhë që nuk e kisha me të keq etj etj… Erjoni tregoi edhe kësaj here se posti i Kryeministrit të ardhshëm, është gjëja më e lehtë që ai mund të arrijë pa asnjë vështirësi.

Të gjithë ishim dëshmitarë se si arriti brenda pak ditëve, me forma dhe teknika që merren me mend lehtë, ‘të bindi’ pothuajse të gjithë aktorët dhe regjisorët e TK e më gjerë, se ajo godinë duhet prishur dhe se një e re duhet ndërtuar në vend të saj.

Fiks ditën kur Rama me të vetët votonin ligjin në Parlament, Erjoni i pathyeshëm pozonte me një grup aktorësh të veshur si inxhinierë ndërtimi në kantierin e stadiumit me kullë brenda. Përfundiminisht Erjoni nuk kapet më. Erjoni po fluturon i sigurt dhe i qetë drejt lartësive të reja. E ardhmja është vetëm e ndritur për Erjonin tonë.

I kanë mbetur vetëm disa artistë ‘kokëfortë’ që bërtasin akoma në rrjet, por pa merak. Shumë shpejt i palos dhe ta. Një rishpërndarje e plotë dhe modeste për një aferë kaq të madhe mu në zemër të Tiranës, nuk kushton asgjë.

Hajde tani Erjon. Mos u bëj cingun për pako gjë… Jepi Lal. P.S: Për ju aktorët ‘kokëfortë’ që ndoshta po më lexoni, kam vetëm një sugjerim: Se mos nuk e merrni! Nuk ju vjen më ky rast!

ZONEELIRE.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura