Arben Imami nxjerr sondazhet dhe kërkon shpëtimin e PD: Berisha është i vetmi njeri që…

Mar 22, 2018 | 22:25
SHPËRNDAJE

Ish ministri dhe ish deputeti Arben Imami i ftuar sot në studion e AbcNews ka deklaruar se “nëse në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha hyn me këtë filozofi, PD nuk e merr më veten, nëse kjo parti do të shpëtohet për t’u shpëtuar edhe ky vend për tu futur në rrjedha normale, PD s’mund ti humbë në mënyrë skandaloze zgjedhjet e ardhshme, e kuptoj që s’mund ti fitojë, por s’mund t’i humbë në mënyrë skandaloze”. Imami madje ka artikuluar edhe mundesine qe Basha te jape doreheqjen nga partia.

arben imami abc

Madje ai ka shkuar edhe më tej kur tha se kreu i PD Lulzim Basha në bazë të disa sondazheve del se në zgjedhje nuk merr mbështetje më shumë se 20%, Berisha ka mbështetje 34% dhe Rama 40%

“Nëse Basha në 3 sondazhe me popullaritetin dhe pëlqeyeshmërinë, edhe nga mediat që kanë bërë saondazhe nëse ne vijimësi del më pak se 50% e zotit Rama, mbyllet, por nëse Basha është te 20%, zoti Berisha ka një 34%, ç’është ai 34%? Ai 34% është e gjithë partia e bashkuar, është Berisha me partinë e bashkuar. Rama është 40%, por nga 20% te 40% shpresa është zero”.

Ai ka theksuar domosdoshmërinë e nderhyrjes më të fortë të ish kryeministrit Sali Berisha që PD të mos humbasë.

“Të shkojmë drejt shkatërrimit të të gjitha mjeteve…? Kemi pranuar shumë gjëra për hir të gjetjes së zgjidhjeve, e nuk po e arrijmë, mesa duket po dështojmë, po e fus edhe unë veten, s’po mbyllet kjo cështje nëse shkon drejt asaj rruge që po skkon, do ishte e tmerrshme. I vetmi njeri që qëndron mbi palët është Berisha, ka nevojë për një ndërhyrje që dikush te i cili kanë garanci të gjitha palët se mund të qëndrojë mbi palët për aq sa mundet.

Kjo është një cështje e tij dhe e kam vështire të jap një mendim, në respekt të personalitetit s’do doja të shprehem më tepër se sa e quaj unë të nevojshme.

Berisha është personaliteti më i rëndësishëm në këtë parti, që për mbi 20 vjet ka qenë drejtues i saj dhe i vetmi ndoshta që nëse dështojnë të gjitha mjetet, nëse shterron edhe koha dhe s’ka më kohë mbase duhet të gjejë mënyrën, rrugën për të ndikuar më fort më mirë më seriozisht në këtë proces, se cfarë dhe si, është cështjë e tij, jo e imja, s’mund ti caktoj unë zotit Berisha një detyrë të tillë.

Sa më i rëndësishëm personaliteti, aq më të mëdha janë përgjegjësitë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura