Anulimi i takimit në Bruksel, Thaçi: Dialogu po vështirësohet, mospajtimet po thellohen

Sep 7, 2018 | 13:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është deklaruar në lidhje me ngjarjet e ditës së sotme të ndodhura në Bruksel, ku takimi i paraparë për sot trelateral me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq është anuluar.

Në adresimin e tij për media, Presidenti Thaçi ka thënë se bisedimet janë duke u vështirësuar e po ashtu edhe mospajtimet po thellohen prandaj takimet po zhvillohen vetëm përmes Shefes se BE-së, Federeica Mogherinit, njofton Klan Kosova.

CFASF

”Gjërat po bëhen edhe më të vështira sepse mospajtimet vetëm po thellohen dhe dallimet po shfaqen vetëm përmes takimeve të cilat po  zhvillohen vetëm përmes Mogherini”.

”Këto takime janë shumë të rënda shumë të vështira, por konstatojmë që dialogu dhe negociatat duhet të vazhdojnë dhe të ketë takime edhe në të ardhmen”.

”Vështirësitë janë shumë të mëdha, dallimet janë shumë të thella, por takimi për paqe dhe stabilitet nuk ka alternativë tjetër”.

”Është një konflikt më tepër se një shekullor mes Kosovës e Serbisë dhe nuk është cështje që mund të zgjidhet me ditë a po muaj”.

”Njerëzit tanë meritojnë të sakrifikojmë diçka nga vetja për të ardhmen e vendit. Këto marrëveshje nuk bëhen për të kënaqur vetëm shqiptarët dhe serbët por për të realizuar perspektivat euroatlantike”.

”Dëshiroj të falënderoj Mogherinin për durimin e saj në raport me këtë proces, duke na e lehtësuar punën tonë, e po ashtu dhe gjithë partnerët tanë të Amerikës të cilët po mbështesin një arritje të marrëveshjes”/Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura