Antonio Konte me valixhe në duar, Interi kontakton trajnerin rival

May 26, 2021 | 15:30
SHPËRNDAJE

Antonio Konte duket gjithnjë edhe më larg Interit, për shkak se kërkesat e tij nuk përputhen me planet e klubit zikaltër.

konte

Presidenti i Interit, Steven Zhang i ka bërë të ditur trajnerit se në klub tashmë do të përpiqen të rregullojnë financat. Trajneri kërkon përforcime të mëdha në merkato, diçka që nuk mund t’i plotësohet nga klubi dhe për këtë arsye, divorci duket shumë afër. Në këtë situatë, drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin e italianit dhe kanë hedhur sytë nga rivalët.

iNZAGI2

Sipas “Tuttomercatoweb”, ditën e sotme ka pasur kontakte mes drejtuesve zikaltër dhe trajnerit të Lacios, Simone Inzagi. Ky i fundit është në përfundim të kontratës dhe një lëvizje drejt Interit është mëse e mundshme. Në Itali raportojnë se Inzagi do të ketë një takim ditën e sotme me presidentin e Lacios, Klaudio Lotito, ku do të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij në krye të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura