“Ansa”: Kapet sasi rekord marijuane në makinën e një shqiptari, pranga 28-vjeçarit

Mar 29, 2015 | 10:39
SHPËRNDAJE

Itali- Mediat italiane raportojne se nje sasi rekord i lendes narkotike marihuanë eshte kapur dhe ne pranga ka rene nje shqiptar.

Lajmi i publikuar nga “Ansa”

51 kilogram marijuane jane sekuestruar në Riccione dhe policia italiane ka arrestuar një shqiptar 28-vjeçar me iniciale D.B, banues në Firence.

Sipas tyre, lenda narkotike u gjet në një makinë ne pronesi te shqiptarit, “te mbushur” me drogë, qe udhëtonte për në Rimini.

Kofanoja e makines dhe sedilja e pasme ishte e mbushur me kuti me marihuanë, raporton “Ansa”.

I riu, ishte i papunë shkruan media italiane dhe nuk ka shpjeguar as origjinën e drogës apo edhe per ku ai po e çonte. Tashme ai ndodhet në burgun e Forli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura