Anglia gati të zgjasë kontratën me trajnerin, mund të shkojë përtej 2020

Aug 2, 2018 | 18:20
SHPËRNDAJE

Federata e Futbollit të Anglisë dëshiron ta zgjasë më tepër kontratën me trajnerin e saj aktual, Gareth Southgejt. Drejtuesit janë bindur nga paraqitja e kombëtares në Botërorin e Rusisë, ku Anglia e mbylli në vendin e 4-t.

England-boss-Gareth-Southgate-640365

“3 Luanët” bënë një paraqitje mbreslënëse dhe zhvilluan futbollin që të gjithë prisnin. “Ishte i shkëlqyer në Botëror, dëshirojmë të qëndrojë gjatë. Mendoj se zgjatja përtej vitit 2020 na pëlqen të dyja palëve. Do të flasim pas pushimeve për këtë temë”, u shpreh Martin Glen, një nga drejtuesit kryesor të federatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura