Ambasadori amerikan: Raste shokuese në gjyqësor, ndëshkim të paaftëve dhe të korruptuarve

Jul 6, 2015 | 18:34
SHPËRNDAJE

Ambasadaori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka theksuar domosdoshmërinë e reformës në sistemin e drejtësisë, duke kujtuar se në gjyqësorin shqiptar janë shënuar raste shokuese.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu

Duke folur nga Durrësi, ambasadori vuri në dukje se megjithë akuzat e shumta për padrejtësi e korrupsion, vetëm 3 gjyqtarë janë dënuar për korripsion në vitet e fundit dhe asnjë prokuror.

Lu ka sjellë për të pranishmëve rastin e një gruaje të dhunuar nga bashkëshorti agresiv, e cila nuk mundi të gjejë drejtësi, pasi gjyqtari kishte mbajtur anën e bashkëshortit duke i lënë kujdestarinë e femijëve atij. Rast, që ambasadosi e quajti flagrant.

“Ka raste shokuese në sistemin e drejtësisë. Të gjithë përballen me rastet e korrupsionit”, tha ambasadori. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura