Alma Bektashi: Pse u largova nga muzika

May 24, 2016 | 14:24
SHPËRNDAJE

86d61a665c09a97eb74b36c803009741

Dikur shumë këngëtare e dashur, ndërsa u bënë plot vite që ajo i mungon skenës, ndonëse jo ekranit. ”Ka qenë periudha kur unë kam pushuar, mirëpo pushimi i tepërt nuk është i mirë se kalon në periudhën kur mundohesh të gjesh identitetin dhe është ngarkesë profesionale, se janë mësuar të të shohin me suksese dhe nuk imagjinon një gjë: të nxjerrësh një këngë e mos të kesh sukses.

Duke menduar i shtyn ditët, javët e si unë edhe vitet. Kam pasur projekte të ndryshme se kam qenë intensive nga katër muaj në “Voice” e provimet me studentë, prandaj nuk e kam ndier mungesën e skenës”, thotë në bisedën e saj këngëtarja e njohur Alma Bektashi, e cila tregon edhe për momentin se si mori ftesën për të qenë pjesë e jurisë së “The Voice of Albania”.

“Kur e pashë që reklama doli me katër karrige, u çudita se thanë do të bëhet dhe në Shqipëri, dhe thashë kjo është një gjë shumë e bukur dhe isha shumë kurioze se kush do të ulet aty. Të nesërmen më vjen një ftesë nga ‘Top Channel’ se ti do të jesh njëra nga panelistet (qesh)”, tregon më tej Alma. “Definitivisht më ka marrë malli të bëj një këngë të mirë, kam folur me disa për të përzgjedhur një material të bukur, hitet janë bërë relative se janë hite të verës e pishinave ose për Vit të Ri. Ndërsa unë jam fanse e këngës që mbijeton në kohë. Mua më pëlqejnë ndryshimet, se nuk e pranoj që një person të mos eksplorojë, duhet me guxu në profesion”.

images

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura