Albërie Hadërgjonaj pushime në Nju Jork, takohet me aktorin Marlon Wayans

Jun 29, 2013 | 15:44
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka preferuar të udhëtojë drejt Nju Jorkut (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) këto ditë të nxehta vere, vetëm një javë pasi ka publikuar kripin e saj të ri, me titull “Asnjëherë”. Përveç udhëtimeve dhe argëtimeve pa fund atje, Albërie është takuar me disa artistë të njohur, mes të cilëve me aktorin dhe komedianin 40-vjeçar Marlon Wayans. Këngëtarja ka postuar këtë foto në profilin e saj në facebook me artistin e njohur njujorkez, karriera e të cilit filloi në vitin 1988 dhe vazhdon ende. Hadërgjonaj i ka rezervuar këtë udhëtim të largët vetes, pas një angazhimi intensiv në Tiranë edhe si konkurrente e “Top Fest 10”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura