Alarmi për substancat kancerogjene në qumësht, reagon Niko Peleshi

Dec 15, 2017 | 15:52
SHPËRNDAJE

Pas alarmit te ngritur nga ish ministri i Bujqesise Edmond Panariti, reagon ministri aktual i Bujqësisë, Niko Peleshi lidhur me sistemin e sigurise ushqimore ne vend.

“Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”, thote ai.

REAGIMI:

Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qënë dhe nuk është perfekt. Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale. Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.

niko

Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm.

REAGIMI I PANARITIT

Pas analizave alarmante qe nxorri nje studim i fundit i AFI se gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine, ka reaguar fort ish-ministri i Bujqesise, Edmond Panariti.

Sipas ministrit, substanca e gjetur sipas analizave eshte kancerogjene dhe me pasoja te rrezikshme per konsumatorin.

“MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera”-shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura