Alarm në Suedi, sinjalizime se ISIS do godasë gjatë Eurovizionit

Apr 29, 2016 | 11:12
SHPËRNDAJE

Suedia në alarm, pas sinjalizimeve se ISIS ka si objektiv të sulmeve të radhës Eurovizionin.

isisDaily Star, shkruan se Shërbimet e sigurisë në Suedi kanë paralajmëruar se tetë pjesëtarë të ISIS-it kanë mbërritur në Stokholm për të kryer një sulm masiv terrorist.

Sipas sinjalizimeve, detektivët thonë se shënjestër për sulm është festivali, që do të zhvillohet më 14 maj.

Skena e Eurovizionit është caktuar arenën Globe, e cila mban më shumë se 16 mijë të ftuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura