Akuzoi Altin Dumanin për takim me McGonigal, Meta: Nuk ka sulme nga unë për SPAK. Institucioni është “kapur për fyti” nga Edi Rama

Apr 16, 2024 | 14:38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një deklarate për mediat ka folur në lidhje akuzat e bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar këtë të fundit se është takuar me Charles McGonigalin.

Në lidhje me akuzën, Dumani reagoi së fundmi duke u shprehur se nuk e ka takuar ndonjëherë McGonigalin, duke bërë që kreut të PL t’i bëhej sërish pyetja nga gazetarët e pranishëm.

Ai është shprehur se as si President dhe as si kryetari i PL nuk e ka akuzuar ndonjëherë SPAK, por sipas tij ky i fundit nuk e ka bërë asnjëherë punën e tij dhe është kapur prej fyti nga Edi Rama.

Sa i përket Altin Dumanit, Meta e ka cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistua asnjë sulm nga Ilir Meta, si President apo kryetar i PL ndaj SPAK. Pavarësisht se e kam bërë të qartë si President publikisht dhe më pas në mënyrë të vazhdueshme, që zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte një kapje flagrante e institucionet të Prokurorisë, pasi në këtë mënyrë u kap KLP, përmes emërimeve që bëri Arta Marku.

SPAK ka pasur të gjithë mbështetjen time si president për të bërë detyrën dhe kurrë nuk e ka bërë, për ato pritshmëri që kërkoheshin.

SPAK është rezultat e një pjellje të sforcuar.

SPAK-un e kapi për fyti Edi Rama. SPAK pritej që të hetonte dosjen e Dibrës, por e flaku në Prokuroritë e Rretheve.

Të gjithë prisnin që SPAK të vepronte për zgjedhjet e vitit 2021, ku u derdh gjak.

Sa i takon raporteve të mia me SPAK ka qenë transparente. Kam çuar disa raste në SPAK, por kurrë nuk kam marrë përgjigje

Ca prisni që kushëriri i Nuredinit ka takuar McGonigal, këtë prisni ju? Të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë te Kastriot Ismailit, i dënuar në atë kohë, duke iu lutur të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, se mbronte GJK në mënyrë që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procesimin kundër Ilir Metës, mbi bazën e një delinkuenti të dënuar nga gjykata për dhunë në familje, “tha Meta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura