Akuzohet për vrasje me dashje/ Polici i plagosur: Qëllova vetëm një herë, Haxholli hapi zjarr direkt pa më lënë kohë

Oct 11, 2019 | 10:34
SHPËRNDAJE

pjimage (4)

Në dëshminë e tij para hetuesve, Bledar Toci, i plagosuri në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë në banesën e 30 vjecares nënë e 3 fëmijëve, Marsida Qatja, zbulohet edhe motivi pse ai qëlloi mbi viktimën.

Toci, akuzohet për vrasje me dashje thanë blutë dje, sepse qëlloi për vdekje Dritan Haxhollin, pasi ky i fundit me kallash në dorë u fut nga dritarja e banesës dhe qëlloi fillimisht mbi Tocin, duke e plagosur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për xhelozi, pasi Haxholli kishte pasur lidhje intime me te rene dhe nuk e kishte pranuar ndarjen para pak kohesh.

Sipas News24, Toci, shef i sigurise se brendshme ne burgun e Durresit i cili është i arrestuar, ka thënë para hetuesve se:

“Rreth mesnates kur ai erdhi dhe me force po i binte deres dhe po kercenonte shkova une dhe ia hapa deren ndersa Marsida me 2 shoket ishin ne sallon. Sapo ja hapa deren Dritani me tha:

“Ti qenke dashnori i ksaj prandaj ajo u nda nga mua” dhe hapi zjarr direkt me automatik pa me lene kohe qe une ta sqaroja. Menjehere sa kam pare kallashnikovin qe po e pergatite per qitje jam shmangur por nga bresheria u plagosa. Per vetembrojtje reagova dhe qellova vetem nje here”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura