Akuzat për shpërdorim detyre, reagon Dhori Kule: Jam i hapur për hetim, nuk kam…

Apr 19, 2018 | 12:19
SHPËRNDAJE

Pasi Prokuroria mësohet se  ka nisur hetimet për shpërdorim detyre në  Universitetin e Tiranës, ka ardhur dhe një reagim nga ish rektori Dhori Kule.

Përmes një reagimi, Kule theksoi se ishte i hapur për hetim. Ai tha se kontrolli zyrtar ka konfirmuar shkelje të rënda. Po ashtu Kule tha se nuk ka konflikte me askënd.

mynyr-koni-dhori-kule

“Kontrolli zyrtar ka konfirmuar shkelje të rënda. Jam i hapur për hetim. Nuk kam bërë kallëzim penal ndaj Konit. Zhurma nuk duhet të sfumojë realitetin e Universitetit të Tiranës. Janë firmosur kontrata financiare në spital. Ne si dekanë i kemi bërë të ditur shkeljet që në tetor. Duhet të merremi me ngërçin e Universitetit. Nuk kam konflikt me askënd. Rruga e vetme e zgjidhjes së situatës është largimi i Rektorit. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk me ka njohur me akuzat, lajmin e mësova nga mediat”, tha Kule. Ndërkohë, edhe rektori i UT-së Mynyr Koni deklaroi dje se ishte i hapur për hetime, pasi prokuroria ka nisur edhe ndaj tij një hetim për këto dy akuza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura