Akuzat e opozitës/ Xhafaj ‘tremb’ politikanët: Qofshin të majtë apo të djathtë, asnjë imunitet s’do i shpëtojë nëse…

Feb 26, 2018 | 13:55
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ne seancen e sotme plenare, ne diskutimin e pr/ligjit per vettingun ne policine e shtetit, i eshte pergjigjur kritikave dhe akuzave nga opozita per ate qe e kane quajtur, policia e kanabizuar apo inkriminuar.

Ai i ka kerkuar kritikeve “mos nxitoheni dhe mos spekuloni”, teksa tha se kjo qeveri e ka pranuar te verteten dhe eshte duke u perballur me te per ta luftuar. Sipas tij, trafikut dhe kultivimit te kanabisit nuk i kane shpetuar as punonjesit e policise se shtetit.

xhafaj

“Për baltën e radhës te hedhur s’po formuloj pergjigje, por po i lë të lirë në ligësinë e tyre, gje e certifikuar si e tillë në diskursin e tyre publik, por ne respekt te opinionit publik, është momenti të jap përgjigjë për disa akuzave të këtij debati në qëllimin e ketij projektligji e kanë konsideruar një zgjidhje shqiptare, dikush ka deliruar më tej dhe e ka konsideruar një praktikë komuniste, si dhe vetë vetingun në drejtësi.

Jo vetëm ligësia dhe injoranca i ka bërë këtë lloj personazhesh të mos kene lexuar se ajo cfarë përmban ky pr/ligj eshtë standart ndërkombëtar,  është proces mëse i zakonshëm që zbatohet në shumë nga agjencitë ligjzbatuese në vendet me demokraci të zhvilluar n Britani, Itali,…javën e kaluar në Angli më shpjegonin procesin e kontrolit për punonjësin e tyre të këtyre agjencive ligjzbatuese. Ky kontroll është i përvitshëm, punonjësit dhe familjarët mbi 16 vjec që bashkëjeton me subjektin që vetohet, edhe prirjet sociale apo varësit nga droga dhe alkooli.

Të shërbesh në strukturat e sigurisë publike është mision dhe ndaj kontrolli është periodik dhe i imtësishëm. Si pranimi i faktit që policia është e korruptuar, ne e kemi pranuar se në rradhët e policisë si dhe në radhët e drejtësisë ka individë të korruptuar, të paaftë dhe për fat të keq edhe të përfshirë në mbështetje apo veprimtari kriminale jo sot por për vite të tera. Kultivimi i kanabisit dhe trafiku i saj nuk ka kursyer edhe punonjës të policisë së shtetit ndaj jemi të ndërgjegjësuar kur themi që kjo është e rrezikshme, e kemi parë të vërtetën në sy dhe kemi vendosur të përballemi me këto fenomene.

Jemi shume te qarte dhe te vendosur ne goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të krijuar ndaj tyre. Ka akoma shumë për të bërë, por tashmë, veprimi i policisë është më i strukturuar dhe garanton goditje shumëdimensionale. Po punojme per te goditur keto grupe kriminale. Nëse përfaqësues të politikes, qofshin te majte apo te djathte, janë në një mënyrë apo nje tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo cdo lloj interesi tjeter, siguroj që asnjë lloj imuniteti s’do i përjashtojë ata nga goditja e ligjit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura