Akuza të rënda për iberikët: Spanja na drogoi në pushimin e ndeshjes (VIDEO)

Mar 20, 2018 | 10:54
SHPËRNDAJE

Spanja arriti të kualifikohej për në Evropianin e vitit 1984 pas fitores 12-1 ndaj Maltës në ndeshjen e fundit. Ibrikëve u duhej një fitore me +11 gola që të kalonin golavarazhin e Holandës dhe të kualifikoheshin.

DDF

Pjesa e parë ndaj Maltës, përfundoi në rezultatin 3-1, por çudia e madhe ndodhi në pjesën e dytë. Lojtarët maltezë nuk ishin më vetvetja, ndërsa ata spanjollë ishin të papërmbajtshëm. Takimi përfundoi në rezultatin 12-1 dhe Spanja u kualifikua për në Evropian.

Shumëkush mund të mendojë se kemi të bëjmë me një marrëveshje mes dy ekipeve, por nuk është kështu. Dy nga protagonistët maltezë të asaj ndeshje kanë hedhur dritë mbi ngjarjet e asaj dite.

DFDF

“Një zotëri i veshur me të bardha erdhi dhe na ofroi një tabaka me limonë të prerë në mes. Kjo ishte e vetmja gjë që na ofruan në pushim, lojtarët i morën dhe pastaj filluan të ndjeheshin keq. Pyeta edhe doktorin nëse kishte mundësi që të na kishin droguar. Kjo, pasi lojtarët nuk ishin më vetvetja. Uroj që Spanja të mos e ketë bërë një gjë të tillë, se përndryshe ky do të ishte fundi i historisë së futbollit”, ka rrëfyer trajneri Shçerri, që drejtonte Maltën në atë ndeshje.

VVCBV

Ndërkohë ka folur edhe autori i golit të vetëm të Maltës për këtë ngjarje: “Pasi konsumuam limonët, filluam të ndjeheshim keq. Mua më dukej vetja si i dehur, kisha marrje mendsh, sikur të kisha qenë në festë gjithë natën. Vëllai im merrej me bodybuilding dhe e di se çfarë ndodh kur merr steroide. Edhe forca e spanjollëve ishte përtej të zakonshmes në pjesën e dytë”- tha ish futbollisti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura