Aksioni i ri anti-informalitet, Tatimet: Bizneset të dorëzojnë inventarët, në të kundërt gjobiten

Sep 14, 2017 | 12:03
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar njoftimin e rëndësishëm për bizneset ku ju kërkon të depozitojnë inventaret analitike deri më 25.09.2017 pranë kësaj drejtorie për t’u ngarkuar elektronikisht në serverat e tatimeve.

kuponi1-1-905x395

Materiali duhet të përmbajë përkatësisht lëndën e parë, produktin e gatshëm, mallrat për rishitje dhe ato në proces prodhimi. Mos dërgimi në kohë I materialit do të gjobitet.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesit për të dhënë informacion administratës tatimore…”, kërkojmë nga ana juaj depozitimin në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë të Inventarit material analitik të datës 31.08.2017 (lëndë e parë, produkt i gatshëm, mallra për rishitje, prodhim në proces).

Ky informacion duhet të depozitohet pranë Drejtorisë sonë brenda datës 25.09.2017 duke u ngarkuar elektronikisht në sistemin e tatimeve e – filling në rubrikën e Dokumentat e mia, ose në formë shkresore (i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë). Mosdhënia e informacionit të kërkuar nga administrata tatimore brenda afatit dënohet me gjobë, Neni 126 i Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008

“Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Inventarët duhet të jenë të detajuar në artikuj, njësi, sasi, çmim, vlerë si dhe të ndarë sipas çdo adrese të ushtrimit të aktivitetet, qoftë kjo magazinë, pikë shitje me shumicë, apo pakicë. Fletët e inventarëve duhet të jenë të nënshkruar në çdo faqe nga administratori i tatimpaguesit dhe të vulosura.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se nga analizat që do të kryhen nga Drejtoria e Kontrollit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë, ju mund të jeni objekt i kontrollit në vend për saktësinë e këtij inventari. Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar pranë grupit të kontrollit do të konsiderohet pengimi i kontrollit i cili dënohet me gjobë sipas Nenit 127 i Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proceduarat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura