Aksioni anti-KÇK/ “Në 48 orë nuk merr dot asnjë certifikatë”- Ervin Salianji tregon pse u ndërmor ky aksion tani nga Rama

Feb 7, 2020 | 23:20
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti Ervin Salianji thotë se aksioni i nisur ditët e fundit, bëhet nga kryeministri Rama për të shpëtuar tërësisht personat e inkriminuar.

salianji

“Serialet më të ndjekur televiziv sot janë këto Narcos, me vrasje, etj. Po tenton të prodhojë një serial, që nuk është pa gjë. Krimi i organizuar ka prodhuar pafundësisht para. Në momentin që krijohen këto dhe drejtësia e re t’i turrej krimit, Rama i shpëton këta përmes këtij operacioni. Ata do hetoheshin nga institucionet e reja, Rama i shpëton tërësisht këta. Së dyti, këta të krimit ikin, thotë unë jam bosi prapë. Ka bërë një akt anti-kushtetues, po u bën nderin e fundit para se të iki. Pasi i bëri me para, i dendi me pasuri publike, tani thotë po i bëj sikur po i kontrolloj. Nuk e zbaton ligjin anti-mafia se nuk do t’i ndëshkojë vërtetë, bën sikur në sy të publikut, me këto u mbyll letrat Rama këtyre”, tha Salianji në “Zonë e Lirë”.

Sipas tij, për 48 orë nuk merret një certifikatë jo dëshmitë për vënien e pasurisë.

Në 48 orë nuk merr dot asnjë certifikatë. Ka një ligj anti-mafia që nuk të sekuestron vetëm pronat por hyn edhe tek të afërmit. Bën sikur i lufton në sytë e publikut dhe nga ana tjetër u mbyll letrat. U ka shkuar nëpër fshatra, ca shtëpi njëkatëshe. Lul Berisha u përgjigj për 24 orë dhe tha nuk ka asnjë pronë. Ata janë të gjithë me Partinë Socialiste. Ata në Durrës kanë emëruar kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dakon, që e përdorin si zar. Këtu ke njerëz që nga llumi janë bërë deputetë”, u shpreh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura