Aksidentoi mjetin ku udhëtonte me 12 të huaj, si shtetasi italian tentoi të arratisej, por u ndalua nga banorët e zonës

Mar 28, 2024 | 12:30
SHPËRNDAJE

Një shtetas italian ka shkaktuar një aksident në fshatin Verdovë të Pogradecit me automjetin e tij ku udhëtonte me 12 shtetas të tjerë të huaj.

fier policia arrestim

Sipas burimeve nga policia, shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendngjarja për t’iu shmangur efektivëve, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura