Policia ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i katërt nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Mramor, ku ishin të përfshira tri vetura, në mesin e të cilave edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, shkruan Gazeta Express.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe personi i katërt, nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Në njoftimin e Policisë thuhet se dy persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje, e dy të tjerë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosoëvs.
Në këtë aksident, ishin të përfshira tri vetura, në mesin e të cilave edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, shkruan Gazeta Express.
Në raport thuhet se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, shtetas të Kosovës dhe Turqisë. Policia thotë se me vendim të Prokurorit, katër trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion në IML. Derisa thonë se rasti po hetohet nga nga njësitet kompetente policore.
“Gjithashtu si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 (katër) persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj K/Shqiptar. Të gjithë të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante Policore, Prokurori i shtetit etj. Me vendimin e Prokurorit, katër trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML. Rasti po hetohet nga nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.
Personat që kanë vdekur në këtë aksident janë; Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç./Gazeta Express
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al