Aksidenti misterioz/ Prokuroria nis hetimet për 100 mijë euro, një kamera filmoi aksidentin

Aug 4, 2015 | 23:22
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet kryesisht për vjedhjen e 100 mijë eurove që ndodheshin në çantën e Bujana Bushit, 32- vjeçares që humbi jetën në aksidentin e 30 korrikut në Lekaj të Kavajës. Edhe pse familjarët e viktimës nuk kanë bërë denoncim në organin e akuzës, hetimet kanë nisur pas deklaratave që ata kanë bërë publike në media, ku akuzohen forcat e Policisë.

Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja
Burime nga Prokuroria thanë dje se ka nisur një hetim i plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mesditën e 30 korrikut. Është bërë gati një listë e gjatë personash që pritet të thirren për t’u marrë në pyetje në Prokurori gjatë ditëve në vijim, duke filluar me familjarët e 32-vjeçares Bujana Bushi, vëllai, bashkëshorti dhe të afërm të tjerë të saj.

Gjithashtu do të pyeten hollësisht edhe 4 efektivët e Qarkullimit të Kavajës, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes sapo janë lajmëruar për aksidentin. Gjithashtu, burime nga Prokuroria thanë se do të ripyetet drejtuesi i automjetit ku ndodhej si pasagjere Bujana Bushi, 51- vjeçari Kosta Taçi (Kostandin Azisllari), drejtuesi i motoçikletës që u përfshi në aksident dhe drejtuesi i mjetit tjetër, ku u plagosën 4 persona.

Një dëshmi kyçe do të jetë ajo e vëllait të Kosta Taçit, shtetasit Astrit Azisllari, emri i të cilit përmendet në deklaratën e Policisë së Tiranës, si personi që i është dorëzuar çanta me sendet personale të viktimës.

Lajmin e plote nga Etleva Delia e lexoni sot ne “Panorama” print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura