Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Nov 24, 2021 | 21:41
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani“ në Vlorë.

aksident me motor
Foto ilustruese

Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip “Land Rover” është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motomjetit i cili u dërgua në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth  orës 20:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, një automjet tip” Land Rover”, me drejtues shtetasen V. T., është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit ndodhet në  spital nën kujdesin e mjekëve , jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura