AKBN prezanton analizën vjetore për vitin 2016

Mar 2, 2017 | 20:05
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore prezantoi sot analizën vjetore për vitin 2016.

viktor-tushaj_Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore prezantoi sot analizën vjetore për vitin 2016. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Viktor Tushaj vlerësoi se ky institucion është i një rëndësie të veçantë, pasi puna e tij lidhet direkt me burimet natyrore.

“Jam i bindur se AKBN është një institucion i rëndësishëm me një strategji kombëtare. Dy gjëra janë të rëndësishme burimet njerëzore dhe burimet natyrore për një komb”, u shpreh ai.

Ndaj sipas Drejtorit Ekzekutiv, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka bërë mbikqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.

I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe Drejtuesi i Këshillit teknik në AKBN, njëherësh edhe Sekretari i Përgjithshëm  i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele si dhe anëtarët e tjerë të këtij Këshilli.

Bele vlerësoi punën e kryer nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
“ Është e rëndësishme të thuhet se ka një bashkëpunim midis Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si një institucion i rëndësishëm për burimet natyrore”, tha Bele.

Analiza Vjetore 2016 AKBN by Erald A. Deliu on Scribd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura