Këshilltarët e PS propozojnë që emri i një rruge në Tiranë të quhet “Remzi Hoxha”!

Apr 30, 2024 | 10:22
SHPËRNDAJE

Këshilltarët socialistë kanë propozuar emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e Remzi Hoxhës.

Remzi Hoxha1

I lindur në Shkup, Remzi Hoxha, kishte qenë një biznesmen dhe një aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë, por ishte larguar për në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav.

Por pastaj, më 21 tetor 1995, ndodhi tragjedia.

Ai dyshohet se u rrëmbye në qendër të Tiranës nga agjentët e SHIK-ut, kohë kur President ishte Sali Berisha. Edhe pse ka kaluar më shumë se çerek shekulli, rrethanat e zhdukjes së tij mbeten të paqarta.

Familja e tij dhe mediat e asaj kohe akuzojnë Sali Berishën për zhdukjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura