“Agron Kuliçaj ka kërcënuar deputetët e PD”- Basha denoncon ish-zyrtarin e PD-së: I kemi të faktuara të gjitha…

Dec 13, 2021 | 17:23
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se deputetët e PD-së janë kërcënuar nga ish-funksionarë të partisë për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të 18 Dhjetorit.

Në një konferencë për mediat, Basha deklaron se Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka marrë në telefon demokratët dhe u ka bërë presion.

“Jam kulturë tjetër, edhe në çështjen më të padrejtë që janë ngritur për mua, jam përballur pa asnjë sprabsje. Nuk do i japim kartë anëtarësie as Aqif Rakipit, as Tom Doshit dhe asnjë tjetri nga partitë e tjera. Ku e ka frikën ky që të mos mblidhet KUvendi KOmbëtar. Nëse ky mendon se ka shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon, ish-badigardët e tij.

Që për fat të keq i kam pasur për tepër gjatë, përkundër këshillave të bashkëpunëtorëve, edhe në funksion të PD-së, njerëz që sot Tirana I tregon me gisht si bashkëpunëtor oligarkësh. Ku e gjejnë guximin këto, Agron Kuliçi të marrë në telefon demokratët që të bëjë presion mos merrni pjesë në Këshilli Kombëtar.

Nëse na ka bërë një nder Sali Berisha është që i ka marrë me vete këta. Çfarë frike kishte dje që u çonte SMS anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të mos vinin në mbledhjen tonë. Çfarë frike ka nga delegatët e 18 dhjetorit. Ai e di që është pakicë absolute, është i vetëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura