“Agresivitet është më i lartë”- Specialistja e ISHP flet për rritjen e rasteve me koronavirus: Ka një zgjerim të…

Jun 30, 2020 | 22:39
SHPËRNDAJE

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se këto javë virusi i COVID-19 ka treguar se agresiviteti është i lartë.

eugena-tomini-2-747x450

E ftuar në emisionin “Real Story”, Tomini tha se fasha e grupmoshës është zgjeruar dhe ka shkuar në 30-40 vjeç.

“Në këto javë virusi ka treguar se po kryen ato veprimet fiziologjike. Grupet e rriskut janë pësuar dhe rastet e vdekjeve. Virusi ka treguar se ka transmetueshmeri dhe agresivitet. Tendenca, kemi vënë re, që kemi një zgjerim të fashës së grupmoshës, 30-40 vjeç, me simptoma ta shfaqura. Kemi një rrjedhë fiziologjike të transmetimit të virusit në vend. Agresivitet është më i lartë.”,– tha Tomini.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura