A u nda me Ben Blushin? Flet Mimoza Hafizi: Ju tregoj si qëndron e vërteta

Nov 16, 2017 | 10:44
SHPËRNDAJE

Mimoza Hafizi, bashkëthemeluesja e LIBRA-s i ka dhënë lamtumirën Ben Blushit. Në një prononcim për “BalkanWeb” zonja Hafizi nuk do të komentojë e-mailet e publikuara në media ku Blushi e tejkalonte etikën, i uronte pleqëri të mbarë, dhe e quante hileqare, por shprehet se e gjithçka ka ndodhur i ka krijuar asaj një stres të madh. Teksa bëhej gati për të hyrë në auditor, zonja Hafizi kërkoi qetësi për të tejkaluar këtë situatë. “Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht. Në këto momonte kam nevojë për qetësi”,- u shpreh ajo për “BalkanWeb”.

blushi dhe hafizi

Shkak për konfliktet që çuan deri në ndarjen e tyre mësohet të jetë bërë propozimi i Hafizit në statut, që LIBRA të ketë dy krerë partie, gjë që ka prekur interesat e Blushit. Kujtojmë se Blushi dhe Hafizi mbetën jashtë Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e fill pas kësaj nisën përplasjet mes tyre, që çuan deri në shkëputjen përfundimtare.

ddddd-229x280 (1) gsdgsdgsdg-187x280 (1) gsdgsdgsdg-187x280 dgsdgsdsdgsd_copy_copy-183x280

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura