A rrezikohet teknologjia ushtarake e NATO-s nëse tanket e SHBA-së dhe Gjermanisë kapen nga forcat ruse? Zv.Marshalli i Ajrit jep detaje

Jan 25, 2023 | 22:55
SHPËRNDAJE

Pas vendimeve të SHBA-së dhe Gjermanisë për dërgimin e tankeve të prodhimit vendas në Ukrainë, për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë, ekziston rreziku për transferimin e teknologjisë Perëndimore tek rusët, nëse tanket kapen nga forcat e Putinit.

abrams-850x450

I pyetur nëse teknologjia ushtarake e NATO-s rrezikohet nga kjo gjë, zëvendës-Marshalli i Ajrit në pension, Sean Bell, tha se është “shumë e rrallë” që ndonjë komb të vendosë teknologjinë e tij më të fundit në shërbim të një vendi tjetër.

“Ka shumë pak gjasa që SHBA-ja të vendosë teknologjinë e saj më të fundit në duart e ukrainasve në fushën e betejës”, tha ai.

Bell vijon më tej duke thënë se trajnimi i pilotëve ukrainas për të fluturuar një F16 ose F15 “nuk është aspak i thjeshtë”.

Kujtojmë se ditën e sotme Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën që të dërgojnë tanket e prodhimit Leopard 2 dhe Abrams në Ukrainë, për të ndihmuar kundër agresionit të Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura