A mund të dobësohesh në 17 ditë?!

Jul 14, 2017 | 15:27
SHPËRNDAJE

Faqet e internetit e revistat janë të mbushura me dieta e këshilla se si të humbni peshë, sidomos tani në stinën e verës, kur ekspozimi në plazh ju nxjerr të palarat. Herë japin rezultate e herë jo. Mund që edhe të dobësohesh, por me pasoja për organizmin. Shtëpia botuese “Pegi” ka botuar së fundmi librin e dr. Mike Moreno, “Dieta 17-ditore”.

Plani i një mjeku, i hartuar për rezultate të shpejta, përkthyer nga Aulona Musta. Personalisht vuaj nga problem i kundërt, pra dua të shtoj ca kile, kështu që nuk jam i duhur për të thënë nëse vlen ose jo, megjithatë, edhe mund t’i hidhni një sy… Sipas informacionit të ofruar nga shtëpia botuese, “Në varësi të peshës që keni në momentin që nisni dietën, por edhe të metabolizmit mund të humbisni deri në 5-6 kg, për 17 ditë.

Sigurisht, sa më larg peshës ideale të jeni, aq më shumë kilogramë do të humbisni fillimisht. Me këtë dietë do të humbisni peshë shpejt dhe do të eliminoni dy pengesat e mëdha të rënies nga pesha: mendimin se nuk mund të bini nën njëfarë peshe të caktuar dhe monotoninë e dietave klasike”.

Dr. Mike Moreno
Dr. Mike Moreno

Dr. Mike Moreno shkruan: “Secilin nga ciklet e dietës e kam hartuar në mënyrë të tillë që të përmirësojë një nga sistemet e ndryshme të trupit tonë, duke përfshirë sistemin e tretjes dhe të metabolizmit.

“Dieta 17-ditore”, jo vetëm që do t’ju përshpejtojë procesin e rënies në peshë dhe do t’ju futë në udhën e jetesës së shëndetshme, por edhe do t’ju kalitë trupin për të luftuar dhjamin!”

Kritika

Ndryshe nga librat e tjerë, për të cilët përzgjidhen vlerësime nga kritikë apo gazeta të mëdha botërore, këtë herë, autori dhe shtëpia botuese, ka vendosur “t’ju mbushë mendjen” me opinione të njerëzve që e kanë aplikuar këtë dietë. Ata janë të huaj, sigurisht. “Kjo është dieta më e mirë dhe më e shijshme që kam provuar. Ushqimi është i kënaqshëm. Ia rekomandoj çdo njeriu që dëshiron të humbë peshë dhe të ndihet mirë me veten.

” RENE NAPOLI ”

Java e parë ishte e vështirë, veçanërisht zëvendësimi i kafes me çaj jeshil. Tani as që më shkon mendja për kafe, dhe të mendosh që isha tejet i dhënë pas saj! Kam qenë mishngrënës i thekur për vite të tëra dhe as që ma merrte mendja se gjithë ai ushqim të më ishte bërë ‘barrë’. Zakonisht përpiqesha ta fshehja belin pas shtresave të rrobave, kurse tani dal vetëm me një T-shirt.”

TOM HEATLEY

“Kam rënë në dashuri me këtë plan për humbjen e peshës. Kam rënë 4,5 kg gjatë ciklit të parë dhe ndihem shkëlqyeshëm!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura