A duhet të ketë ndryshime në qeveri? Mustafaj: Do ishte gjëja më e mirë, performancë ka qenë e dobët

Aug 24, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka qenë sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 dhe ka folur për ndryshimet që priten të ndodhin në qeveri.

Mustafaj tha se ndryshimet janë shumë të domosdoshme, pasi performacna ka qenë shumë e dobët.

mustafaj-1-700x481

Pjesë nga biseda

Ndryshimet në qeveri?

Rama është një njeri euforik në atë që bën. Kjo qeveri një vjeçare, monopartiake, edhe pse kishte të gjithë tepsinë dhe timonin vet, ka një performancë shumë të ulët. Objektivi kryesor që ishte çelja e negociatave, nuk është më dështoi. Nuk ka rezultate të kënaqshme dhe në politikën e brendshme. Ndryshimet do të ishin gjëja me e mirë që duhej bërë në këtë moment.

Nëse do të ketë ndryshime, ku do të bëhen këto ndryshime?

Në këtë kuptim qeveria e ka një kuadër brenda të cilit duhet të veprojë, pa humbur kohë, pasi i janë dhënë shumë kushte nga Evropa, për të ecur përpara në rrugën evropiane.

Nëse ndodhin këto ndryshime në shtator, krijon problem për opozitën?

Unë besoj se një qeveri e fortë, do ta bënte për efekt balance dhe opozitën më cilësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura