“75 mln euro kredi nga BB”- Ministrja e Turizmit: Do investojmë në impiantin trajtimit të ujërave të ndotur në lumin Vjosë

Mar 27, 2024 | 13:40
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një marrëveshje me Bankën Botërore për një kredi prej  75 mln euro për të investuar në sistemin e impiantit të ujërave të ndotura në lumin Vjosë.

vjosa

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se në këtë projekt që do mbajë emrin “deti blu” marrin pjesë 8 bashki.

Ajo tha se investimi do menaxhohet nga ministria e Turizmit.

“Miratuam një marrëveshje kredia me BB, me sakte me BERZH prej 75 mln eurosh për të investuar në sistemin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga ujërat e lumit Vjosë. Nuk mund të kemi një park të tillë nëse nuk merremi me sistemin e mirëmbajtjes

Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot. Ka një emër karakteristike kjo marrëveshje, “Deti blu”.

Është një investim që do menaxhohet nga ministria e turizmit. Janë 8 bashki që do jenë pjesë e projektit.

Praktikisht jemi gati për të nisur puna nga projekti. Është një program asistence për menaxhimin, por edhe për biznesin që do të drejtohen drejt ekosistemit”, tha ministrja Kumbaro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura