“54 mijë studentë kemi humbur që nga viti 2013”- Nënkryetarja e PL në tryezën për arsimin: Duhet një pakt kombëtar

Jan 20, 2024 | 11:27
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho gjatë tryezës për Arsimit të organizuar nga kjo forcë politike ka theksuar se që nga viti 2013 deri më sot në Universitetet e vendit mungojnë rreth 54 mijë studentë.

erisa xhixho

Sipas Xhixhos në universitetet e rretheve rrezikojnë të mbyllen rreth 100 degë, ndërkohë që PL ka propozuar një pakt kombëtar për Arsimin.

“Në propozojmë sot një pakt kombëtar për arsimin i cili do të përfshijë një debat të gjerë dhe është i hapur për cdo sugjerim, ide që mund të dalë nga kjo tryezë apo nga ato që do pasojnë.

1-Nevoja për ndryshim nis me reformimin e thellë të kurrikulave shkollore.

2- Mësuesi në qendër të reformës. Kemi nevojë për mësues të kualifikuar dhe për mbështetje financiare për ta, jo për mësues politkë në funksion të partisë-shtet.

3-Mësuesi dhe shkenca duhet të konsiderohen degë prioritare. Si rrjedhojë, ato duhen trajtuar me incentiva dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve. Për shkak të braktisjes së këtyre degëve sot, rrezikojmë që në pak vite të mbetemi pa mësues

4- Depolitizim i arsimit. Larg duart nga arsimi, shmangie e cdo ndikimi politik, strategji afatgjatë e gjithëpranuar në interesin më të madh të vendit.

5- Buxheti sa 5% e GDP, njësoj si vendet e BE-së.

6- Rritje imediate te buxhetiti per Kërkimi shkencor  i cili sot eshte ne shifren dramatike 0.084%.

7- Arsimi Profesional duhet të jetë domosdoshmërisht në varësi të Ministrisë së Arsimit. Reformimi i tij duhet të vijë pasi të bëhen studime të thelluara tregu mbi kërkesën dhe nevojën që ka sot vendi. Duhen hartuar strategji të reja që harmonizojnë kërkesat e një tregu gjithnjë në zhvillim me profesionistët që përgatisin këto shkolla.

Me prioritet duhen parë degët si: Elektroauto, mekanik, elektricistë, teknik të pajisjeve teknologjike, turizëm dhe shërbime. Aktualisht, shkollat profesionale nuk përgatisin të rinj të aftë për të hyrë pas studimeve direkt në tregun e punës” thekson Xhixho.

 

 

Fjala e plotë e Erisa Xhixhos

Partia e Lirisë e ka pasur gjithmonë prioritet arsimin pasi beson fort se është arma e vetme për të zhvilluar vendin, për të ndalur shpopullimin dhe për të pasur qytetarë të lirë dhe të angazhuar.

Ne sot jemi mbledhur sëbashku me profesionistë të arsimit dhe do të diskutojmë mbi problemin më madhor që ka vendi, që ka populli dhe kombi ynë: arsimin e fëmijëve tanë, pra përgatitjen e të ardhmes.

“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë”. Në këtë shprehje të Sami Frashërit, njërit prej ideologëve më të mëdhenj të Rilindjes tonë Kombëtare, jepet mençurisht pesha dhe rëndësia që ka arsimimi dhe kulturimi për një popull.

Politikat e dështuara arsimore pa vizon dhe një axhendë e qartë për shpopullimin e vendit e kanë sjellë Shqipërinë në gjendjen më të rëndë të tri dekadave të fundit.

1.Problemet e arsimit nisin që te parashkollori.

Ndërsa në rrethe e fshatra janë mbyllur qindra kopshte për shkak të mungesës së fëmijëve, në Tiranë raporti edukator-fëmijë është tejkaluar dukshëm dhe me kosto të rritur për prindërit e rinj.

2.Shkollat 9-vjecare dhe gjimnazet, fatkeqësisht nuk janë më vatra të dijes. Kurrikulat e ndryshuara disa herë, përmes pseudoreformave, që kanë prodhuar vetëm dështim.

Rezultatet e maturës shtetërore e kanë treguar cdo vit rënien drastike të cilësisë së arsimit të mesëm, për të ardhur në certifikimin e këtij dështimi nga rezultatet e testeve Pisa. Shqipëria është në vendin e 69-të nga 80 vende që u bënë pjesë e testimit. Pra jemi më keq seç ishim në 2018-n dhe akoma më keq se në vitin 2015.  50% e të rinjve janë kthyer në analfabetë funksionalë pra nuk kuptojne ate qe lexojne .

Mësuesit nuk motivohen financiarisht.  Rritja e pagës me 7% është tallje në krahasim me potencialin që kanë në duar.

Projekti “Të bëjmë detyrat e shtëpisë” mbeti një nismë gjysmake që nuk arriti ta kthejë shkollën në një institucion që u vjen në ndihmë mijëra prindërve që janë të detyruar t’u drejtohen qendrave private që kushtojnë jo pak, por rreth 100-150 mijë lek. Për inovacionin nuk investohet, SmartLabet nuk kanë sjellë asgjë nga ajo që u premtua.

Përmasën e vërtetë të dështimit të arsimit, fatkeqësisht po e shohim cdo fillim viti akademik në auditoret e universiteteve. Boshatisja e tyre është shuplaka më e fortë që rinia e këtij vendi po i jep keqqeverisjes që i ka vrarë shpresën. Shifrat janë alarmante.

54 mijë studentë kemi humbur që nga viti 2013. Një në tre maturantë pret të largohet nga Shqipëria. Për të ndalur këtë eksod masiv, qeveria hartoi një ligj antikushtetues per studentët e mjekësisë, sepse nuk ofron dot asnjë alternativë.

Universitetet e rretheve janë boshatisur. Dhjetëra programe studimi mbyllen cdo vit. Degë si kimia, matematika, fizika, madje edhe gjuhë-letërsia numërojnë në rrethe studentë që nuk i kalojën gishtat e njërës dorë.

100 degë të tjera rrezikojnë të mbyllen vitin tjetër.

Pedagogët janë të keqpaguar. Rritja e pagës që u dha qeveria pas muajsh proteste ishte e pamjaftueshme. Financimi i kërkimit shkencor me vetëm 0.05% të GDP-së nuk motivon asnjë prej tyre.

Mos flasim per mungesen e biblotekave, laboratoreve apo bibloteka online që nuk i hyn në punë askujt.

Të nderuar miq, kolegë, mësues e edukatorë,

Arsimi shqiptar është sot në ditën më të zezë të tij. Të vetëdijshëm se rinia e këtij vendi meriton shpresë dhe Shqipëria mund t’ua japë ende atë, propozojmë një plan për ringritjen e arsimit, si e vetmja armë efektive në luftën me shpopullimin për shkak të keqqeverisjes.

Në propozojmë sot një pakt kombëtar për arsimin i cili do të përfshijë një debat të gjerë dhe është i hapur për cdo sugjerim, ide që mund të dalë nga kjo tryezë apo nga ato që do pasojnë.

1-Nevoja për ndryshim nis me reformimin e thellë të kurrikulave shkollore.

2- Mësuesi në qendër të reformës. Kemi nevojë për mësues të kualifikuar dhe për mbështetje financiare për ta, jo për mësues politkë në funksion të partisë-shtet.

3-Mësuesi dhe shkenca duhet të konsiderohen degë prioritare. Si rrjedhojë, ato duhen trajtuar me incentiva dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve. Për shkak të braktisjes së këtyre degëve sot, rrezikojmë që në pak vite të mbetemi pa mësues

4- Depolitizim i arsimit. Larg duart nga arsimi, shmangie e cdo ndikimi politik, strategji afatgjatë e gjithëpranuar në interesin më të madh të vendit.

5- Buxheti sa 5% e GDP, njësoj si vendet e BE-së.

6- Rritje imediate te buxhetiti per Kërkimi shkencor  i cili sot eshte ne shifren dramatike 0.084%.

7- Arsimi Profesional duhet të jetë domosdoshmërisht në varësi të Ministrisë së Arsimit. Reformimi i tij duhet të vijë pasi të bëhen studime të thelluara tregu mbi kërkesën dhe nevojën që ka sot vendi. Duhen hartuar strategji të reja që harmonizojnë kërkesat e një tregu gjithnjë në zhvillim me profesionistët që përgatisin këto shkolla.

Me prioritet duhen parë degët si: Elektroauto, mekanik, elektricistë, teknik të pajisjeve teknologjike, turizëm dhe shërbime. Aktualisht, shkollat profesionale nuk përgatisin të rinj të aftë për të hyrë pas studimeve direkt në tregun e punës.

Këto dhe shumë diskutime të rëndësishme që do dalin nga kjo tryezë do të prezantohen më pas edhe me propozimet tona konkrete për të dalë nga gjendja e emergjencës ku ndodhet arsimi sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura